Lajme Arkiva 2003
Kryeministri Fatos Nano me nota të ashpra ironike u ka kërkuar ambasadorëve shqiptarë të jenë me energji gjatë 8 orarëshit zyrtar të punës.
Fatos Nano: Shpresoj kësaj radhe keni ardhur më me qejf në atdhe sepse edhe në rrugë ecet më shpejtë dhe në mënyrë më komode dhe në vendet ku mund të relaksohesh, apo përtërish energjitë pushohet më mirë. E rëndësishme është që të kuptohet se këto produkte nuk janë të rastit nuk lidhen thjesht dhe vetëm me emrin e një drejtuesi apo një tjetri, apo me dimensionin, profilin, performancën e individëve. Janë produkt i maturisë së shoqërisë he të institucioneve. Ju jeni vulnerabil sepse konkurroheni nga homologët tuaj, ambasadorë të vendeve ku jeni në Tiranë. Mua më vjen mirë që zoti Tarifa dhe zoti Xhefri shkojnë shumë mirë bashkë dhe më vjen mirë që të dy përfaqësuesit flasin shumë mirë për njëri-tjetrin për interaktivitetin. Jeni për të tu marrë shembull se nuk kam ardhur për të thyer mustaqet e zotit Gumeni. Ju konkurroheni nga ambasadorët e vendeve të tjera që ndajnë me Shqipërinë anëtarësinë. Organizata që ushtrojnë aktivitetin në vendet ku ushtroni funksionet tuaja përfaqësuese. Për sa ju konkurroni dhe nga partitë dhe miqtë e tyre që duhet ta dini nuk kërkojë më vetëm vende shoferësh nëpër ambasada. Normalisht do të duhej të përmendja këtu çfarë arritjesh spektakolare kemi siguruar së bashku apo veç e veç në këto 12 muaj, por do e kaloj këtë pjesë. Sepse ndryshe përfaqësuesit e medias do të thoshin që këta paskan vërtet 1 vit që s’janë takuar më njëri-tjetrin dhe nuk i dinë gjërat.
Nano kërkoi nga interlokutorët e Shqipërisë më shumë përgjegjësi për detyrat që dalin në prag të procesit të integrimit.
Fatos Nano: Nuk dua të na dali nga vëmendja ky element vlerësimi i performancës së shtetit dhe i performancës së përfaqësuesve. Shiheni me sy tjetër më saktë çdo kërkesë. Zbuloni në radhë të parë besimin te ju nga ai që u është dhënë. Shumë prej jush u kemi zgjedhur sivjet edhe probleme vitale. Nuk mund të punosh i qetë në një shtëpi me qira pranë përfaqësive tona diplomatike po nuk patë shtëpi me qira. Shumë prej jush investimin privat e kalkulojnë tashmë, shpresoj të mos gaboj njëlloj si investimin diplomatik. Ju investoni energji. Ju shpenzoni edhe buxhetin shtetëror në veprimtaritë e përditshme që kur hapet e mbyllet orari i punës në ambasada. Ky investim besoj se nuk e kontestojmë as veç e veç e as bashkë këtë realitet është bërë më i sigurt dhe më produktiv. Natyrisht po flas për një prirje se po të hyjmë në skaner ka njolla të errëta dhe në përfaqësi apo zyra diplomatike andej-këtej.
Fatos Nano pret progres dhe ristrukturim nga Ministria e Punëve të Jashtme, por ai nuk u shpreh në këtë makinë nëse do të zihet apo jo vendi vakant i kreut të institucionit të diplomacisë shqiptare. Në lidhje me Kosovën kryeministri Nano tha se sipas rezolutës 12.44 të Këshillit të sigurimit 5 shtete me nga 7 kryeqytete duke e vënë theksin këtu në Prishtinë dhe Podgoricë, presin ankorimin në axhendën e stabilizim asocimit. Sipas kryeministrit Nano, serbët mund të kthehen në Kosovë, por Kosova nuk mund të kthehet kurrë në serbi.
Fatos Nano: Për të gjithë çoviçët kudo që janë nuk bëhen më karrierë me këto gjëra, përveçse shkarkohet karrire. Jam i sigurt se ka ikur koha kur me synime të tilla për të bërë karrierë mund të shkaktohen viktima si në kohën e Milosevicit në Ballkan./tvklan.al