Kryeministri i Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, Hashim Thaçi është pritur sot në takime të veçanta nga Presidenti Mejdani dhe Kryeministri Majko. Thaçi i është përgjigjur ftesës së Tiranës Zyrtare për të realizuar një takim të krerëve kosovare për të zgjidhur mosmarrëveshjet me LDK të Ibrahim Rugovës për plotësimin e Qeverisë Thaçi.

Mejdani dhe Majko kanë bërë thirrje për unifikim të faktorit shqiptar të Kosovës duke ndjekur shembullin e Rambujesë. Kryeministri Majko ka hedhur idenë e shndërrimit të delegacionit shqiptar të Rambujesë në një këshill të sigurimit kombëtar të Kosovës duke siguruar kështu mbështetje për Qeverinë Thaçi. Thaçi deklaroi se UÇK-ja ka kaluar në luftime mësymëse në të gjithë Kosovën./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame