Tërmeti i Nëntorit 2019 dëmtoi dhe shumë struktura arsimore në të gjithë bashkitë ku vala sizmike ishte shkatërruese.
Ne Kamzë, si pjesë e programit të Rindërtimit, u përfshinë në listë për t’u ndërtuar nga e para apo rindërtuar 38 shkolla e kopshte, një prej të cilave shkolla Demokracia që u inspektua nga Kryeministri këtë fillimjave.
“Nëse ka një bashki që ka rilindur, ajo është Kamza”, tha Kryeministri Rama.
Vetë Rama, projektet e rehabilitimit dhe rindërtimit në këtë bashki e cila prej 2019 drejtohet nga socialistët, i sheh si kthim të investimit që banorët e Kamzës kanë bërë duke votuar PS.
Kryeministri Rama: Deri dje nuk shikoje telat se shikoje mos zhyteshe në gropë.
Qytetari: Unë jam demokrat.
Kryeministri Rama: E para e punës demokratë jemi të gjithë. Çështja është a je me ata të vulës.
Tv Klan