Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se gjithçka po shkon si duhet në procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se një numër i konsiderueshëm shtetesh janë në proces të shqyrtimit të kërkesës së republikës së Kosovës për ta njohur realitetin e krijuar pas 17 shkurtit.

Hashim Thaçi: “Kemi fituar njohjen e San Marinos, për ç’ka e falënderoj dhe natyrisht se në të njëjtën kohë ftoj edhe shtetet tjera që të vazhdojnë njohjen dhe të respektojnë kërkesën e institucioneve të republikës së Kosovës për njohjen e shtetit të pavarur sovran dhe demokratik të Kosovës.”

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e rregullt të qeverisë tha, se do të vazhdohet edhe më tutje procesi i lobit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Hashim Thaçi: “Ka vazhduar lobimi për çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës e në të njëjtën kohë kemi punuar aktivisht që procesi edhe i njohjes, por dhe i angazhimeve për implementimin e kritereve për tu afruar Kosova sa më shpejt që është e mundur në NATO dhe BE, janë duke vazhduar prej institucioneve shtetërore të republikës së Kosovës.”

Deri më tani Kosova është njohur nga 41 shtete./tvklan.al