Në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, ish-emisari amerikan për Ballkanin Richard Holbrooke ka kërkuar nga autoritet kosovare që të punojnë më shumë në mënyrë që vendi të anëtarësohet në BE, më së largu 10 vitet e ardhshme. Në të kundërt ai ka paralajmëruar se Kosova mund të rrezikohet nga izolimi.
Në një seancë solemne para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ambasadori Holbrooke ka shtuar se Brukseli nuk do duhet të lejojë Serbinë të anëtarësohet në BE, përderisa nuk i pranon kufijtë e Kosovës. Sepse një gjë e tillë do ta ngadalësonte procesin e Kosovës drejt BE-së.
Të jemi të sinqertë nesh nuk i bashkoheni BE brenda 10 vjetësh do të jeni gjithmonë të izoluar. Andaj ju rekomandoj që të anëtarësoheni në BE në më pak se 10 vite.
Diplomati amerikan Holbrooke ka thënë se një vale e re e njohjeve për Kosovën mund të vijë gjatë punimeve të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së që do të mbahet gjatë këtij muaji. Kjo është pjesë e luftës midis Rusisë dhe SHBA.
Ai ka ftuar lidershipin e Kosovës që të përqendrohet në përmisimin e gjendjes ekonomike. Pavarësia juaj nuk zhbëhet, por ekonominë e keni të brishtë dhe keni një pjesë të vendit tuaj jashtë kontrollit të përditshëm. Ndërkaq burimet nuk i shfrytëzoni në mënyrë adekuate. Duhet krijuar vende te reja pune.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka vlerësuar lart kontributin e Holbrooke për Kosovën.
Jakup Krasniqi: “Përpjekjet e tij për ndaljen e dhunës e të terrorit të regjimit ë Milloshevicit mbi popullsinë e Kosovës … të vendosura energjike … e me durim …”
Kjo ka qenë vizita e parë e diplomatit amerikan Richard Holbrooke në Kosovë që nga pavarësimi i saj./tvklan.al
Gazetar: Leonard Kërquki