Gazetari: “Është rrëzuar sërish kërkesa për Durrës-Kukës.”

Ina Rama: “Jemi për një gjë shumë të rëndësishme këtu, për sistemin e burgjeve në Shqipëri”.

Nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjeve mbi këto vendime. Ina Rama ka preferuar të jetë e ashpër në konkluzionet e saj lidhur me atë çka ndodh në gjykatat e apelit dhe në Gjykatën e Lartë.

Ina Rama: “Gjykata e lartë merr vendime që lidhen me shuarjen e masave të sigurimit dhe vendime që lidhen me ndërprerjen e vuajtjes së dënimit. Diskutimi lind në rastet kur Gjykata e Lartë prish vendime të gjykatave më të ulëta, të gjykatës së shkallës së parë apo Gjykatës së Apelit dhe kthen çështje për rigjykim dhe ne vihemi në dijeni për këtë ndoshta në momentin kur dosja shkon në Gjykatën e Apelit”.

Enkelejd Alibeaj: “Do të duhet të kemi një rakordim të pjesës ligjore dhe institucionale me gjykatat, me prokurorinë dhe me pjesën tjetër, një risi që besoj shumë shpejt do të hapet dhe që do të bëjë pjesë dhe do të jetë pjesë e argumentit. Për të gjitha këto institucione është edhe shërbimi i provës.”

Drejtori i burgjeve më shumë se financimet në rindërtimin e burgjeve sheh të domosdoshme një marrëdhënie më të konsoliduara mes institucioneve që japin drejtësi.

Gazmend Dibra: “E bëjmë sepse ne nuk kemi pse harxhojmë shumë para si shtet për t’i mbajtur në kohën e paraburgimit me afate shumë të gjata hetimi për çështje, të cilat nuk ka pse të jenë aq të gjata për të kryer hetimet. Sigurisht kjo është pjesë e punës suaj, por unë sugjeroj dhe mendoj që prokuroritë sidomos duhet t’i shikojnë me shumë vullnet pikërisht këto kohë të gjata. Janë dy mpakte, deformojmë njeri brenda, që nuk është pak, dhe bëjmë shpenzime të panevojshme”.

Reforma ligjore në respektimin e të drejtave dhe trajtimit të të dënuarve ka përfshirë Avokatin e  Popullit, Ministrinë e Drejtësisë, prokurorinë dhe drejtorinë e burgjeve./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani