Përmirësimi i infrastrukturës parashkollore mbetet në ndër prioritetet kryesore të politikave sociale të lançuara nga bashkia e Trianë. Në kuadër të kësaj nisme që vjen në shërbim të fëmijëve, kryebashkiaku Edi Rama vizitoi kopshtin numër 27 në zonën e Kombinatit. Ku u ndal më nga afër për t’u njohur me kushtet në të cilat kalojnë një pjesë të ditës këta vogëlushë.

Për këta fëmijë lodrat dhe vjershat duket të mos jenë i vetmi argëtim. Ka nga ata si ky djalosh që kërkon të realizojë një ëndërr. Atë të qenit një kryetar bashkie të cilën nuk e fshehu as në prani të kryebashkiakut Rama.

“Unë dua të bëhem kryetar bashkie.”

Edi Rama: “Po pse do të bëhesh kryetar bashkie?”

“Se kam qejf, nuk jam bërë ndonjëherë.” 

Edi Rama: “Të paktën nuk do të bëhet deputet. Është një kënaqësi e madhe që fëmijët e këtij komuniteti ne ju japim sot kopshtin që meritojnë dhe dhjetëra e dhjetëra kopshte e çerdhe që janë ndërtuar dhe po vazhdojnë të ndërtohen e të ndërtohen në Tiranë. Janë një garanci se fëmijët e sotmes do jenë qytetarët europian të së nesërmes.”

Ndërkaq kryebashkiaku Rama njëherësh dhe kryetar i PS-së ashtu si një ditë më parë në konferencën për shtyp në selinë rozë nuk pranoi të përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Jolldiz Mitro: “Zoti Rama a do të jetë zoti Nano pjesë e listës për kandidat për deputet?”

Edi Rama: “Jepja përgjigjen.”/tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro