Të martën në mbrëmje është kthyer në atdhe kontingjenti i katër paqeruajtës në Herat të Afganistanit. Me këtë rast në pjesën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza” u zhvillua një ceremoni pritje.
Pas zbritjes nga avioni trupat paqeruajtëse i priti dhe i takoi nga afër ministri i mbrojtjes Oketa.
Gazmend Oketa: “Së pari do doja të përshëndesja dhe të përgëzoja kontigjentin e katërt të misionit të forcave të armatosura në Republikës së Shqipërisë në Herat, ti përshëndesja dhe ti përgëzoja për përmbushjen me sukses të këtij misioni.”
Kontigjenti i katërt paqeruajtës shërbeu në Herat të Afganistanit nga muaji janar i 2009 deri në këto ditë të fundit të muajit korrik. Ai mori pjesë në misionin paqeruajtës … nën komandën e kontingjentit italian.
Ky mision ishte vazhdimi i 28 misioneve të tjera të kryera nga brigada e reagimit të shpejtë dhe i katërti në Herat në mbështetje të operacioneve paqeruajtëse./tvklan.alGazetar: Erion Todhe