Më 28 Tetor, France Football do të prezantojë Topin e Artë në Teatrin Châtelet në Paris, një çmim që jepet për futbollistin që ka patur më shumë ndikim në sukseset e skuadrës klub apo përfaqësuese në trofetë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Në përfundim të sezonit të rregullt të kampionateve dy ishin kandidatët Viicius jr dhe Jude Bellingham.
Të dy ishin thelbësore për Real Madridin për të fituar Superkupën e Spanjës, La Ligën dhe natyrisht Ligën e Kampionëve UEFA.
Por kur dukej se gara do të ishte mes dy lojtarëve të Real Madrid, Kampionati Europian dhe Copa America nxorrën në pah dy kandidatë të tjerë.
Nga njëra anë, Rodri Hernandez i Kombëtares së Spanjës, themelor për shenjtërimin e Manchester Cityt në Premier League dhe të Spanjës në Euro, dhe nga ana tjetër Lautaro Martínez, golashënues në Serinë A me Interin, që ishte vendimtar për Kombëtaren e Argjentinës që ngriti trofeun në Shtetet e Bashkuara.
Lautaro shënoi 5 gola në Copa America bashkë më golin e ndeshjes finale të realizuar në minutën e 112 ndaj Kolumbisë.
Tv Klan