Moti ka marrë një kthesë të papritur pasditen e sotme. Tirana është përfshirë nga një stuhi lokale e shoqëruar me erëra të forta me shpejtësi që shkon deri në 11 km/h.

Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë përfshirë kryeqytetin dhe disa qytete të tjera në vend.

Pavarësisht motit të keq, temperaturat vijojnë të qëndrojnë të larta deri në rreth 30 gradë Celsius.

Meteorologët kanë paralajmëruar më herët se ditët e fundit të muajit Gusht do të jenë me mot të paqëndrueshëm.

Paraditet do të jenë me kthjellime, ndërsa pasditet pritet të karakterizohen nga vranësira dhe reshje shiu afatshkurtra.

Për shkak të motit të keq, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes në qarkullim.

/tvklan.al