Ambasada Italiane në Tiranë i ka kthyer një përgjigje “Klubit Savona”, i cili ka në pronësi avionin tip “Piper Pa-32”, që u rrëzua në Ishëm.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati që mbron të drejtat e kompanisë, Andrea Saccone. Vlen të kujtojmë që ditë më parë italianët kërkonin avionin, ndërsa theksonin se ai kushtonte rreth 500 mijë euro.
“
Në lidhje me kërkesën tuaj
– shkruan Ambasada në Tiranë –
ju informojmë se ambasada është në kontakt me organet kompetente shqiptare për të marrë informacion të detajuar në lidhje me situatën e zotit Guido Andrea Guidi. Sa i përket procedurave për kthimin e avionit, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, na tha se avioni është i konfiskuar deri në përfundimin e hetimeve
”.
Avioni u rrëzua në një pistë të improvizuar në Ishëm, ndërsa autoritetet dyshojnë se piloti italian kishte ardhur në Shqipëri për të kryer trafik droge. /tvklan.al