Greqia vijon të akuzojë Turqinë për provokime. Së fundmi, mediat helene kanë shkruar se disa avionë turq janë identifikuar dhe interceptuar në hapësirën ajrore greke.
“Protothema” thotë se këto provokime janë të vazhdueshme dhe ndodhin në hapësirën ajrore të Detit Egje. Autoritetet greke kanë identifikuar një avion spiun CN-235 dhe 2 avionë ATR-72s.
Sipas të përditshmes greke, avionët turq janë identifikuar në përputhje me rregullat ndërkombëtare. /tvklan.al