Një 44-vjeçare me iniciale R.P., me detyrë kujdestare në një konvikt në Shkodër ka goditur me send të fortë një 65-vjeçare që po qëndron në këtë konvikt.

Ajo është shpallur në kërkim pasi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al