Shpresa se La Valletta e Maltës është një skuadër që mund të kalohet, në radhët e Kukësit u ndje që me hedhjen e shortit, por presidenti i klubit, i gjendur në Slloveni pranë ekipit, thotë se duhet patur kujdes pasi futbolli po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm, sfidat duhen marrë njëra pas tjetrës
“Nuk është edhe aq i lehtë shorti sepse ata kanë buxhet shumë më të madh se ne. Duhet të fitojmë bindshëm ndeshjen e parë në Shkodër që më pas të marrim rezultat të kënaqshëm në Maltë për të kaluar turin. Objektivi është faza e grupeve”, tha Safet Gjici.
Sipas shortit të hedhur në Nyon, nëse Kukësi arrin të kualifikohet me Valletta, do të ndeshet me fituesen e çiftit Olympia Lubjana – Qarabag, ku luan Ansi Agolli.
“Nuk do e kemi të lehtë sepse janë kampionët e Sllovenisë. Të kalojmë një herë turin e parë. Do ishte interesante për mua personalisht pasi nuk jam ndeshur më parë me skuadra shqiptare”, tha Agolli.
Takimet e turit të parë kualifikues të Champions League do të luhen më 10- 11 korrik.
Tv Klan