Te mësuar prej kaq vitesh me ngjyrën gri te rrasave te gurit ne Kullën e Sahatit te Tiranës, pasoje e smogut shumëvjeçar dhe moskujdesit, te gjithë vërejmë menjëherë ndryshimin, ndryshim si rrjedhoje e restaurimit te ndërmarrë prej pak muajsh, fale kontributit te disa institucioneve.

Pastrimi i mureve te gurte te Sahatit, restaurimi i dyerve te katit te sipërm, veshja e çatise me fleta bakri përkundër atyre xingato te periudhës se socializmit, ndreqja e orës, ndriçimi i kullës dhe prishja e kioskave rreth e rrotull i ka kthyer ngjyrën origjinale orës monumentale te kryeqytetit.

Sulejman Dashi: “Ne këtë mënyrë kulla vete si kulle nuk ka asgjë te humbur, përkundrazi është e pastruar, e gatshme, dhe ngjyra qe ka marre është ngjyra origjinale e këtu e 200 vjet përpara. Po te shohësh murin e xhamisë, pjesën me rrasa guri e t’i krahasosh me Kullën e Sahatit janë aty-aty, sepse edhe ato i pastruam, kurse pjesa e sipërme e cila është me beton, ajo është lyer sepse ka qenë edhe e lyer”.

Artan Shkreli: “U be një rilevim shumë ekzakt i sahatit, qe nuk ishte bere ndonjëherë, rilevim topografik, por dhe arkitekturor, dmth është dokumentuar çdo gur i sahatit, dhe është marre çdo dimension edhe i elementeve më të te vogla arkitekturore që ka, përfshi diametrin e kambanës, përfshi mekanizmin e rënies se gongut, si dhe elemente te tjerë arkitekturore qe i kishin shpëtuar themi një vëzhgimi te kujdesshëm”.

Me zhvillimin e qytetit edhe ora e tij pësoi shndërrime te vërteta nga ore e një stili barok otoman ne një ore me natyre perëndimore.

Restaurimi i Kullës se Sahatit ka nxjerre ne pah edhe disa miniskulptura floreale dhe një me natyre pagane, ku dallohet një kuçedër e gdhendur, një tradite e vjetër artistike ne popull.

Kulla e Sahatit te Tiranës, një ide e Haxhi Et’hem Beut e vene ne jete ne vitin 1822, ne dallim nga ndërtesat rrotull saj kishte dhe dyqanin e orëndreqësit, i cili do te kthehet ne një muze te orëve monumentale.

Sulejman Dashi: “Kullat e sahatit ne qytetet shqiptare ka qenë siç vërejnë studiuesit një karakteristike tipike e qyteteve shqiptare.”

Nga një sahat mekanik ne krye te herës, akrepat e orës se Tiranës do te kurdisen serish nga energjia elektrike.

Artan Shkreli: “Ne këtë moment ora është rregulluar krejtësisht. Ne nuk e shohim orën e sakte sepse automatet janë te ulura. Me të mbaruar punimet do të bëhet e mundur të themi ndriçimi i kullës dhe natyrisht ora do vihet në punë.”

Mbeten vetëm pak dite nga inaugurimi i restaurimit te këtij monumenti domethenes për qytetaret e Tiranës, kur çdonjëri do të ngre sytë te mund te mate orën e tij me orën e Kryeqytetit, kambana e te cilës do te bjere për çdo ore qe shkon./tvklan.al