“Për mua ka rëndësi të realizohet qëllimi. Se kush e bën bashkia apo qeveria s’ka asnjë rëndësi. Rëndësi ka të bëhet puna”.
“Nuk e di përse e kanë zgjatur kaq shumë. Duhet…po gjë e mirë se ke frikë kur bie shi, një gjë, kalojnë aty makinat të bëjnë për ibret. Mjafton të bëhet pa neve s’kemi gale as bashkia, as qeveria, vetëm të bëhet.”
“Nuk ka rëndësi se kush ndërhyn o burrë i dheut mjafton të rregullojnë rrugët, të rrimë e të jetojmë dhe ne si njerëz se po tallet bota me neve. S’ka rëndësi se kush ndërhyn, ndaç qeveria, ndaç. Ka rëndësi të bëhen rrugët mbi të gjitha”.
“Çdo riparim që mund të bëhet është shumë mirë. Rëndësi ka të rregullohet rruga”.
“Nga bashkia nuk pritet asgjë. Një premtim 10-vjeçar, 12-vjeçar. Në qoftë se ndërhyn qeveria, qeveria e ka treguar veten që punon. Ka bërë goxha investime të mëdha, dmth shpresat janë më të mëdha për qeverinë”.
“Cilado qoftë shumë mirë do bëjë, vetëm këmba të eci sa më mirë”./tvklan.al