Parkimet e gabuara dhe ato dyshe prej kohesh janë kthyer ne një problem për qarkullimin e mjeteve ne kryeqytet, por sikur mos te mjaftonte kjo, këtij realiteti i shtohen edhe autobusët e linjave te ndryshme urbane.

Mjaft stacione te tyre janë ne vende te papërshtatshme. Krijojnë trafik e ne disa raste janë edhe te rrezikshëm, duke u kthyer ne burim aksidentesh. Shembulli me tipik është ky ne Unazën pranë rrugës se Elbasanit.

Kreu i ri i qarkullimit rrugor, Fatos Kokalari, rrëfen se e njeh këtë problematike dhe flet për një plan te detajuar masash qe do te implementohet ne mënyre permanente dhe jo me aksione sporadike.

Fatos Kokalari: “Drejtoria e përgjithshme, drejtoria e policisë së qarkut dhe komisariati i policisë rrugore me një plan masash kanë vendosur goditjen e këtyre shërbimeve për punën e parkimeve, fugonave që i quajmë ne piratë, parkimeve të gabuara të mjeteve. Fillimisht jemi marrë me zonën perëndimore të qytetit. Do të vazhdojë kërkesa e llogarisë për shkelësit pa ndërprerje dhe jo me aksione siç janë mësuar zakonisht.”

Tirana ka numrin me te madh te automjeteve ne qarkullim dhe te njëjtin sistem rrugor te para viteve ‘90 kur ne rrugët e saj automjetet numëroheshin me gishtat e duarve.

Për pasoje, edhe trafiku është i renduar. Sinjalistika e gabuar, siç është edhe rasti i këtij stacioni autobusësh, apo parkimet vend e pavend, e përkeqësojnë situatën./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro