Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë aspak të thjeshtë të zotit Gëzim. Ai rrëfeu në studio se për shkak të humbjes së një dosjeje në ish-punën e tij, ai u arrestua dhe bëri 3 muaj burg.
Në studio ishte motra e tij Bruna, ndërsa në një lidhje telefonike nga Gjermania, gruaja e tij Silva.
Silva akuzon kunatën e saj se ajo nuk bëri asgjë për vëllain, kur ai gjendej në burg. Nga ana tjetër, Bruna shprehet se ajo bëri gjithçka që kishte në dorë, edhe pse vëllai nuk i kishte treguar asgjë për problemin që kishte, pasi çdo gjë e kishte mësuar nga mediat dhe ish-kolegët e tij.
Silva: Kam me Brunën problem zoti Ardit, ku ishte Bruna këto 3 muaj. Çfarë bëri për vëllain e saj këto 3 muaj, kur Gëzimi ishte brenda në burg?
Eni Çobani: Ka qenë në burg ky djali që shikon këtu, në Tetor u fut në burg.
Bruna: Kam kërkuar të lidhem me një studio ligjore.
Silva: Ti e di shumë mirë Bruna, që ne kemi një fëmijë të vogël dhe ti e di shumë mirë situatën time që unë e kam marrë atë fëmijën e vogël në punë, në dimër në të ftohtë.
Bruna: Por gjithsesi nuk mund të thuash që unë nuk kam bërë asnjë lloj përpjekje. Këtë nuk mund të ma mohosh.
Silva: Po ku është përpjekja jote Bruna?
Gëzimi: Po Bruna ku ishe, unë u arrestova. Mirë unë e pranoj gabimin që nuk të kam thënë, nuk të kam lajmëruar.
Eni Çobani: Është gabim i rëndë ky Gëzim.
Gëzimi: Ti në momentin që e more vesh që unë u arrestova, çfarë bëre të lutem?
Bruna: Kam kapur avokatin dhe kam ndjekur çështjen.
Gëzimi: Ti e dije shumë mirë, që ky ishte një kurth për mua, se unë nuk kisha bërë asgjë, isha i pafajshëm në këtë histori.
Bruna: Këtë e kam mësuar nëpërmjet kolegëve të tu, se unë nuk dija absolutisht asgjë.
Gëzimi: Unë arrestohem sikur isha një kriminel, jo sikur isha një qytetar normal.
Bruna: Të gjithë situatën tënde unë e kam mësuar nëpërmjet kolegëve të tu sepse unë nuk dija absolutisht asgjë. Nuk e dija çfarë realisht luhej në këtë lojë të ngritur. Aty kam kuptuar që ishte një kurth, kam kapur avokatin dhe e kam lidhur me ty.
Gëzimi: Ty t’u shpjegua e gjithë situata, çfarë bëre ti më pas? Unë u arrestova, ti çfarë bëre? Për çfarë u arrestova unë, për çfarë isha burgosur unë?
Eni Çobani: Ti u arrestove dhe sa qëndrove në burg?
Gëzimi: Kam qëndruar për 3 muaj.
Eni Çobani: Pra vjen nga Gjermania thjesht për të bërë një deponim dhe pas dy ditësh përfundon në burgun e Bënxhës, deri në Dhejtor të vitit 2019.
Gëzimi: 27 Dhjetor.
Eni Çobani: Më pas bëhet një seancë gjyqësore për ndryshimin e masës së arrestit dhe sot e kemi me detyrim paraqitje.
Ardit Gjebrea: Për çfarë u fute brenda?
Gëzim: Për vjedhje, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Ardit Gjebrea: Ku bazohej kjo akuzë?
Gëzim: Nuk bazohej askund zoti Ardit./tvklan.al