Leku ka humbur terren këtë jave ne kursin e këmbimit ndaj monedhës se përbashkët evropiane duke shënuar nivelin me te ulet historik te këtyre viteve.
Ne fundjave 1 euro u shit për rreth 134 leke, ndryshim prej 2-3 lekësh ne harkun kohor te një jave.
Përfundimi i sezonit veror, largimi i turisteve dhe emigranteve, siç mund te pritej ka ndikuar ne forcimin e euros ne raport me lekun, për shkak te rënies të sasisë se euros ne treg.
Impakti i pare direkt i forcimit te monedhës se përbashkët evropiane bie mbi te gjithë qytetaret qe kane marre kredi ne euro ndërkohe qe te ardhurat i kane ne monedhën vendase, duke ja u bere atyre me te shtrenjta këstet e kredisë.
Ne aspektin tregtar, nënçmimi i lekut favorizon eksportet, por nga ana tjetër rrit vlerën e mallrave apo shërbimeve te importit.
Banka e Shqipërisë nëpërmjet daljeve te fundit te guvernatorit për mediat i mbetet qëndrimit të një kursi fleksibël këmbimi i cili përcaktohet nga vete tregu./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro