Krerët e vendeve të Bashkimit Europian mblidhen mbrëmjen e kësaj të hëne në Bruksel, për të diskutuar për krerët e rinj të institucioneve të unionit pas zgjedhjeve europarlamentare që u zhvilluan nga 6 deri më 9 Qershor.
Më i sigurti duket rikandidimi i Ursula von der Lajenit në krye të Komisionit Europian. Partia Popullore Europiane, që siguroi sërish shumicën e eurodeputetëve e kandidon 65-vjeçaren për një mandat të dytë radhazi për këtë post.
Diskutimet fokusohen për postin e kreut të Këshillit Europian dhe atë të përfaqësuesit të lartë për politikën e jashtme, që sipas marrëveshjes së koalicionit u takon socialdemokratëve dhe liberalëve t’i propozojnë.
Më të përfolurit janë ish-kryeministri portugez Antonio Kosta për Këshillin dhe kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas si kryediplomate e BE-së.
Kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni tha se unionit i duhet një figurë më e fuqishme së von der Lajeni në krye të Komisionit Europian.
Zëri i nacionalistëve dhe esktremit të djathtë në PE është më i fuqishëm, pasi ata shumëfishuan numrin e eurodeputetëve në zgjedhjet e fillim Qershorit.
Tv Klan