50 fëmijë të fshatit Trestenik në rrethin e Devollit e kane nisur vitin e ri shkollor ne bilardon e fshatit.
Ambienti i improvizuar ne klase ndahet prej lokalit nga një mur me kompensate, i cili shërben edhe si dërrase e zeze.
Prindër dhe mësues ankohen se kjo është zgjidhja e vetme, pasi shkolla ekzistuese është e rrënuar plotësisht. Përveç kësaj mungojnë edhe mësuesit për klasat e para.
“Ambienti është i papërshtatshëm, por kjo gjë nuk varet në dorën tonë”.
“Nuk është shkollë. Është një klub lokal, është bilardo. Fëmijët s’kanë as banjo, as kushte, asnjë gjë. Uji ça bie jashtë, hyn brenda.”
Koka: Kisha e fshatit kthehet në shkollë
Ne fshatin Barbullojë te Lezhës, bashke me dijen e librave nxënësit do te jene te detyruar te dëgjojnë edhe meshën e mëngjesit.
Kjo pasi 5 prej klasave do ta zhvillojnë mësimin ne ambientet e kishës se fshatit, e cila ka vene ne dispozicion te nxënësve disa prej hapësirave te saj.
Ne te mungon pothuajse gjithë baza materiale, dështimi i tenderit për te cilën ka penguar hapjen e shkollës se re te ndërtuar rishtazi ne këtë fshat.
“Mungojnë tavolinat, mungojnë stolat, siç e patë edhe vetë. Nxënësit qëndrojnë në këmbë edhe nuk mund ta di sesi mund të zhvillohet mësimi kur pjesa më e madhe e nxënësve janë në këmbë”.
Koka: Shkolla hapet jashtë kushteve të higjienës
Ne komunën Dushk te Lushnjës, nxënësit e fshatit Thanasaj e kane nisur vitin e ri mësimor ne shkollën e ekzistuese, edhe pse Instituti I Higjienës rekomandoi mbylljen e saj për shkak te mosplotësimit te kushteve higjieno-sanitare.
Autoritetet e shkollës pranojnë se kane thyer urdhrin, por sipas tyre kjo është bere për te mos lënë pa mësim 150 nxënësit e këtij fshati.
“Është për të ardhur keq se shkolla ndodhet në një gjendje jo normale edhe mësimi zhvillohet në këtë gjendje që nuk mund të rrihet në sekonda e jo më të rrish me orë.”
“Ka ardhur qendra sanitare dhe ka dhënë një vendim për mbylljen e shkollës për kushtet jo të mira duke filluar nga banjat, nga uji i pijshëm, ndriçimi, suvatimi, çdo gjë. Pra, megjithatë nga interesimi i shumtë që kanë vetë prindërit edhe nxënësit ne shkollën e hapëm”.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ne komunën Topojë te Fierit nuk kane mundur te ulen sot ne bankat e shkollës.
Ata duhet te udhëtojnë 5 kilometra me këmbë ne fshatin Seman për te zhvilluar mësimin. Kjo pasi ndërtimet për shkollën e re nuk përfunduan sipas afateve te parashikuara./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro