Me 63 vota për dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për pagat në sektorin publik.
Kryetari i Komisionit për administratë publike, qeverisje lokale dhe media, Nait Hasani, gjatë paraqitjes së rekomandimeve të këtij komisioni, lidhur me Ligjin për pagat, tha se ky ligj ofron nivelizim të pagave në sektorin publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me miratimin e Ligjit për pagat, do të përfitojnë 70 për qind e punonjësve të sektorit publik, që sipas tij, “po e përjetojnë rritjen më të madhe të pagave të tyre”.
Para miratimit në Kuvend të këtij ligji, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se Projektligji për pagat ofron vetëm rritje për punonjësit në sektorin publik.
“Pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik”,
shprehet Veseli./REL