Një baba adoleshent ka bërë një tatuazh në fytyrën e tij, i cili po e penalizon për të gjetur punë. 19- vjeçari ka qenë i dehur ditën që ka shkuar dhe ka bërë tatuazhin ku i mbulon gjysmën e fytyrës dhe shkruan ‘DEVAST8’.
Mark Cropp, pas kishte kaluar disa orë në një lokal në Christchurch të Zelandës së Re dhe kishte konsumuar mjaftueshëm alkool sa për të qenë i pa vetëdijshëm për veprimet që po bënte, bëri tatuazhin i cili sot po i kushton shumë.
Cropp thotë se dëshiron një punë, por nuk mund të fillojë për shkak të tatuazhit të tij.
“
Kam shkuar në shumë kompani për të kërkuar punë, por asnjë prej tyre nuk më ka kthyer një përgjigje pozitive. Mendoj se tatuazhi po me penalizon dhe prej vitesh po vuaj pasojat e tij’
, ka thënë ai./ tvklan.al