#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 1 Shkurt 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 1 Shkurt 2023

30 kompani të interesuara për ‘’Porto Romanon’’. Rama: Garanci që gara do të jetë transparente.

30 kompani dhe institucione financiare ndërkombëtare që kanë shprehur interes për “Porto Romanon” janë njohur me projektin. Kryeministri Edi Rama siguroi se gara për kompaninë fituese që do të ndërtojë portin e ri do të jetë transparente.

Berisha: 11 Shkurti, revolucion i fuqishëm paqësor. SPAK të flasë për dosjen ‘’McGonigal’’.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se protesta e 11 shkurtit do te jete nje revolucion i fuqishëm paqësor për largimin e qeverise Rama dhe i kerkon SPAK-ut te flasë për dosjen e ish -zyrtarit te FBI, Charles McGonigal.

KQZ: PD rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje. Të zgjidhë sa më shpejt ngërçin.

Komisioneri Shtetëror per Zgjedhjet paralajmëron Partinë Demokratike se rrezikon te mos regjistrohet ne zgjedhjet e 14 majit. Ilirjan Celibashi beri thirrje për zgjidhjen sa me pare te ngërçit te krijuar brenda demokrateve.

Vrasja te ‘’Kodra e Diellit’’, arrestohet në Kosovë njëri nga bashkëpunëtorët.

Arrestohet në Kosovë një personave që dyshohet se mori pjesë në vrasjen e Briken Sanajt, në zonën e “Kodres se Diellit”. 49-vjeçari Gjelosh Krasniqi akuzohet se ka siguruar makinën që u përdor në atentatin e tetorit te kaluar.

Hiqen 120 kamera në Tiranë e Elbasan. Çuçi: Krimi shfrytëzoi hapësirat ligjore.

Policia heq 102 kamera te tjera te paligjshme ne Tiranë dhe Elbasan dhe procedon 17 persona. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se grupet kriminale shfrytëzuan hapësirat që jep ligji për vendosjen e kamerave nga bizneset.

Hyn në fuqi Harta e re Gjyqësore. Shqipëria vetëm me një Gjykatë Apeli.

Hyri sot ne fuqi harta e re gjyqësore, sipas te cilës, Shqipëria do te ketë vetëm 15 gjykata te shkalles se pare dhe vetëm 1 gjykate Apeli, e cila do ta ketë selinë ne Tirane. Ekspertet presin rezultate nga organizimi i ri i gjyqësorit.

/tvklan.al