Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan për stilin e jetesës së gruas shqiptare në vitet 1910-1920, Nevila Nika ndau edhe një kuriozitet interesant. Historiania tha se ndonëse mendohet që asokohe nuk kishte kozmetikë, por ka pasur një fabrikë sapuni në Shkodër.

Sapuni importohej edhe nga Korfuzi, Selaniku apo Venediku por ishin edhe parfumet. Madje Esat Pashë Toptani bëri një parfum personal që s’e kishte vetëm për përdorim vetjak.

Nevila Nika: Kishte edhe aromat e mira, parfumet dhe Esat Pashë Toptani bëri një parfum personal të tij.

Rudina Magjistari: Esat Pashë Toptani bëri parfumin e tij?

Nevila Nika: Po.

Rudina Magjistari: Çfarë arome, ka ndonjë informacion më shumë në lidhje me parfumin e tij?

Nevila Nika: Nuk di të të them, por është.

Rudina Magjistari: Pra krijoi një aromë që e përdorte vetë.

Nevila Nika: Për vete natyrisht, por edhe për ta tregtuar./tvklan.al