#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:48 data 10 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 10 Korrik 2023

SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Arben Ahmetajt. Këshilli i mandateve mblidhet nesër. Klan zbardh dosjen e plotë.
Prokuroria e Posacme i kerkon Kuvendit autorizim per arrestimin e Arben Ahmetajt, per shkelje te ligjit ne lidhje me inceneratorin e Elbasanit. Klan zbardh dosjen e plotë të SPAK, ndërsa Keshilli i Mandateve mblidhet neser per shqyrtimin e saj.

3 të mbytur në Golem, arrestohet administratori i plazhit. AKB: Subjektet pa vrojtues do të mbyllen.
Policia arrreston administratorin e plazhit te Vile Bashtoves, ku nje dite me pare u mbyten 3 anetare te nje familje. Agjencia Kombetare e Bregdetit paralajmeron mbylljen e te subjekteve qe nuk kane vrojtues plazhi te licensuar.

Mediat në Prishtinë:Njerëzit e Kurtit flasin me kriminelët e veriut. Escobar: Kriza mund të thellohet.
Mediat ne Prishtine publikojne biseda mes njerezve te ngushte te kryeministrit Albin Kurti me serbe te dyshuar per vrasje. Levizja Vetevendosje e mohon. I derguari i posacem i Uashingtonit, Gabriel Eskobar, paralajmeron se kriza mund te thellohet.

Dhuna e depresioni po përkeqësojnë shëndetin mendor të grave në Shqipëri.
Shëndeti mendor i grave ne Shqipëri po njeh përkeqësim. Një raport i fundit i Institutit te Shëndetit Publik tregon se shkaktare kryesore janë dhuna dhe depresioni qe u rrit si pasoje e izolimit gjate pandemisë se Covid 19.

Turqia i hap rrugë antarësimit të Suedisë në NATO. Erdogan heq dorë nga bllokimi
Turqia do të mbështesë anëtarësimin sa më parë të Suedisë në NATO. Marrëveshja u arrit gjatë takimit që presidenti turk Erdogan pati në Vilnus të Lituanisë me kryeministrin suedez Kristersson, me ndërmjetësimin e shefit të NATO-s, Stoltenberg.

/tvklan.al