Trajneri Pep Guardiola shprehet se futbollistët duhet që të jenë plotësisht të përkushtuar në objektivat e Manchester City-t, ndërsa skuadra po kalon një moment negativ. Kundërshtarët e radhës të anglezëve do të jenë holandezët e Feyenoord në Ligën e Kampioneve. Cityzens kanë pësuar pesë humbje radhazi, hera e parë kjo në karrierën e katalanasit.
Kjo është po ashtu hera e parë që anglezët humbin pesë sfida radhazi në të gjitha kompeticonet që nga viti 2006.
“Çfarë dua është përkushtimi nga lojtarët! Të bëjnë atë që duhet për t’u bërë! Kam ndjesinë që në këtë sezon ne do të bëjmë shumë gjëra të mira! Nuk heq dorë! Kjo ndodh, pasi ne jemi qenie njerëzore! Ne duhet të këmbëngulim, të krijojmë më shumë! Por edhe të pësojmë më pak! Ndaj Fejnordit në fushë do të futemi për të fituar! Kështu shpresoj! Nëse jo, të dielën tjetër! Ose në sfidën e radhës! Dëshira është aty për ta ndryshuar dhe ne do të përpiqemi!”
Në këtë sezon, City ka pasur një sërë problemesh me fituesin e Topit të Artë, Rodri, qendërmbrojtësin Ruben Dias, mesfushorin Mateo Kovacic dhe sulmuesit e krahut Jeremy Doku e Oscar Bobb të dëmtuar.
Guardiola, i cili nënshkroi një zgjatje të kontratës dyvjeçare me City-n së fundi, i ka udhëhequr ata drejt fitimit të 18 trofeve.
Klan News