#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 2 Shkurt 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 2 Shkurt 2023

Debate për “McGonigal” në Kuvend, opozita bllokon foltoren pas mungesës së Ramës në interpelancë.

Parlamenti u përfshi serish ne debate për çështjen McGonigal. Opozita bllokoi foltoren, pasi nuk pranoi delegimin e interpelancës se kryeministrit Rama tek ministrja Spiropali. Berisha thotë se pa mocion, parlamenti s’do ketë normalitet. 

Rama: Sjellia e opozitës, dëshpërim politik. Çështja “McGonigal” s’ka lidhje me ne.

Por kryeministri Rama e quan sjelljen e opozitës ne parlament dëshpërim politik dhe tentativë për të manipuluar opinionin publik me mashtrime. Ai thotë se hetimi ndaj ish-zyrtarit te larte te FBI ne Shtetet e Bashkuara nuk ka asnjë lidhje me të.

Dënohet me 40 orë punë në komunitet Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës.

Gjykata e Posaçme dënon me 40 orë punë në interes të publikut kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, për falsifikim te formularit të vetëdeklarimit, duke fshehur një dënim ne Greqi. Por Qerim Ismailaj thotë se do ta apelojë vendimin.

Asociacion, Albin Kurti tërhiqet nga qëndrimi i tij. Tension për Kosovën edhe në parlamentin Serb.

Albin Kurti bën një hap pas nga qëndrimi i tij i vendosur për të mos e zbatuar asociacionin e komunave serbe duke propozuar tani 6 kushte. Plani franko-gjerman mbledh me urgjencë edhe parlamentin serb ku nuk munguan tensionet.

PE u heq imunitetin dy eurodeputetëve, janë nën hetim për “Qatargate”.

Parlamenti Europian u heq imunitetin edhe 2 deputeteve te tjerë, pas hetimeve të nisura për përfshirjen e tyre ne skandalin e korrupsionit për të lobuar për Katarin. Edhe vetë dy deputetët votuan pro, por mohuan akuzat.

/tvklan.al