#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 20 Qershor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 20 Qershor 2023
Kontrolle në kampin e muxhahedineve në Manzë. dyshime se kryenin aktivitete që cënuan sigurinë kombëtare
Policia kontrolluan kampin e muxhahedinëve iranianë ne Manze te Durrësit, me kërkesë te SPAK dhe vendim te Gjykatës, pas dyshimeve se brenda tij kryheshin aktivitete kibernetike dhe terroriste. Anëtarët e MEK kundërshtojnw policinë.
Çuçi: Anëtarët e MEK shkelen marrëveshjen. Berisha: Rama shkeli ligjet ndërkombëtare
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thotë se Ish -kryeministri Berisha nuk përjashton mundësinë qe ne kampin e MEK te ketë te infiltruar te regjimit iranian, por ai akuzoi kryeministrin Rama se me ndërhyrjen policore ka shkelur ligjet dhe konventat ndërkombëtare.
17 deputetë braktisin këshillin e mbështetësve të Bashës. Ende asnjë kandidaturë për kreun e PD
17 deputete braktisin Keshillin Kombetar te thirrur nga mbeshtetesit e Lulzim Bashes, pasi konsiderojne se mbledhaj eshte ne kundershtim me statutin. Deri tani nuk ka ende asnje kandidature zyrtare per kreun e grupimit.
Escobar: Drafti i Ramës për asociacionin, i mirë. Situata mund të çojë në konflikt rajonal
Pas vlerësimit të Brukselit, drafti i kryeministrit Edi Rama për Asociacionin e komunave serbe ne Kosovë merr dhe mbështetjen e SHBA. Gabriel Eskobar paralajmëron se situata në Kosovë ka potencialin për të shpërthyer në një konflikt rajonal.
FMN: Kursi i lirë i këmbimit, dobi për ekonominë. Sejko: Forcimi i lekut, i përcaktuar nga ekonomia reale
Fondi Monetar Nderkombetar vlereson se zhvleresimi i monedhave nderkombetare sjell dobi per ekonomine shqiptare. Guvernatori i Bankes se Shqiperise sqaron se forcimi i lekut eshte percaktuar nga ekonomia reale.
Shqipëria fiton ndaj Ishujve Faroe dhe merr vendin e dytë në grupin E
Shqipëria fiton 3-1 në transfertë kundër Ishujve Faroe, per kualifikueset e Euro 2024 me gola të Nedim Bajramit, Kristian Asllanit dhe Ernest Muçit. Kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë në grup. Përballja u transmetua drejtpërdrejt në Tv Klan./tvklan.al