Mbrëmjen e kësaj të marte, rikthehet Champions League, me nëntë përballje tejet interesante.
Padyshim vëmendja më e madhe është te supersfida Bayern Munich-PSG, ku luhet vetëm për fitore.
Dy skuadrat shihen mes pretendentëve dhe për këtë arsye spektakli është i garantuar.
Ndeshje interesante është edhe Inter-Leipzig, dy ekipe që vijnë me situata të ndryshme. Italianët po kalojnë moment të artë me tre fitore dhe një barazim, ndërsa gjermanët kanë marrë katër humbje dhe synojnë kthesën.
Manchester City pret në shtëpi Feyenoord, ndërsa Barcelona përballet me francezët e Brest. Transfertë delikate për Arsenalit, që sfidon në Portugali skuadrën e Sporting Lisbona.
/tvklan.al