#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 21 Janar 2023

Dëbora pushton veriun e juglindjen. Mbi 200 makina bllokohen në rrugën e “Arbrit”

Mbi 200 makina mbeten të bllokuara në Qafën e Murizit si pasojë e reshjeve të borës që kanë përfshirë gjithë zonat malore. 3 borëpastruese gjenden në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugës. Në Shkodër dhe Lezhë rreth 1900 hektarë tokë mbeten nën ujë

Atentat ndaj ndotjes e “Rrumit”, në burg 5 të arrestuarit. Franca zbuloi përfshirjen.

Gjykata e posaçme la ne burg pa afat 5 personat e arrestuar per atentatin ndaj ish -prokurorit Arjan Ndoja dhe “Rrumit te Shijakut”. SPAK e zbuloi perfshirjen e tyre ne kete ngjarje permes disa mesazheve te inkriptuara te ardhura nga Franca.

12 vjet nga protesta e 21 Janarit. Rama: Fakte të reja, presim të bëhet drejtësi.

12 vjet nga protesta e 21 janarit kryeministri Rama kerkoi drejtesi per 4 viktimat, teksa tha se kane dale ne drite prova te reja. Mazhoranca u beri thirrje organeve te reja te drejtesise te rihapin hetimet. 

Berisha: Zgjedhjet, beteja për jetë a vdekje. S’i njohim nëse manipuohen.

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverine se ka nisur manipulimin e zgjedhjeve dhe se opozita nuk do t’i njohe ato nese shtremberohet vullneti i votuesve. Ai tha se 14 maji do te jete nje beteje per jete a vdekje.

Shqipëria turistike, në BBC. Dokumentari i tregon botës Butrintin e Thethin.

Shqiperia turistike promovohet ne rrjetin televiziv prestigjioz, BBC. Nje dokumentar i shfaqur mbreme i zbuloi publikut  te gjere te “BBC World” bukurite e qytetit antik te butrintit dhe mrekullite e alpeve shqiptare./tvklan