#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 21 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 21 Janar 2023
Atentat ndaj ndotjes e “Rrumit”, në burg 5 të arrestuarit. Franca zbuloi përfshirjen.
Gjykata e posaçme la në burg pa afat 5 personat e arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe “Rrumit të Shijakut”. SPAK e zbuloi përfshirjen e tyre në këtë ngjarje përmes disa mesazheve të inkriptuara të ardhura nga Franca.
12 vjet nga protesta e 21 Janarit. Rama: Fakte të reja, presim të bëhet drejtësi.
12 vjet nga protesta e 21 janarit kryeministri Rama kërkoi drejtësi për 4 viktimat, teksa tha se kanë dalë në dritë prova të reja. Mazhoranca u bëri thirrje organeve të reja të drejtësisë të rihapin hetimet.
Berisha: Zgjedhjet, beteja për jetë a vdekje. S’i njohim nëse manipuohen.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se ka nisur manipulimin e zgjedhjeve dhe se opozita nuk do t’i njohë ato nëse shtrembërohet vullneti i votuesve. Ai tha se 14 maji do të jetë një betejë për jetë a vdekje.
Dëbora pushton veriun e juglindjen. Mbi 200 makina bllokohen në rrugën e Arbrit.
Mbi 200 makina bllokohen në Qafën e Murizit si pasojë e reshjeve të borës. Në ndihmë mbërritën tre borëpastruese të cilat mundën ta hapin rrugën vetëm pas 5 orësh. Në Shkodër dhe Lezhë rreth 1900 hektarë tokë mbeten nën ujë.
Shqipëria turistike në BBC. Dokumentari i tregon botës Butrintin e Thethin.
Shqipëria turistike promovohet në rrjetin televiziv prestigjioz, BBC. Një dokumentar i shfaqur mbrëmë i zbuloi publikut të gjerë të “BBC World” bukuritë e qytetit antik të Butrintit dhe mrekullitë e alpeve shqiptare./tvklan.al