#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Dhjetor 2022 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 23 Dhjetor 2022
Policia e Tiranës: Pranë zbardhjes së atentatit ndaj biznesmenit Papa.
Vrasja e biznesmenit Edmond Papa duket se po shkon drejt zbardhjes. Drejtori Tonin Vocaj thote priten rezultate pozitive brenda një kohe te shkurtër, teksa vijon shkëmbimi i informacioneve me policinë greke.
Helidon Bendo ikën nga SHISH. Presidenti Begaj firmos dekretin.
Helidon Bendo nuk do të jetë më drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror. Ai i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Rama që sqaroi se Bendo do shërbejë tani si këshilltar i tij. Presidenti Begaj dekretoi menjëherë largimin e Bendos.
Berisha: Rama ka tani të gjitha pushtetet. Gjiknuri: S’ka Pazar për “Avokatin e Popullit”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon kryeministrin Edi Rama se me Avokatin e Popullit po merr te gjitha pushtetet. Por Damian Gjiknuri hedh poshte akuzat per pazar me pjesen tjeter te demokrateve per kete post.
Dhunohen gjatë natës busti i atdhetarit Mid’hat Frashëri.
Dhunohen gjate nates nga persona ende te paidentifikuar busti dhe varri i atdhetarit Mid’hat Frasheri, ne Kodrat e Liqenit Artificial ne Tirane. Bashkia e kryeqytetit thote se ka nisur menjëherë riparimin e tyre.
Fluks emigrantësh për festat e Fundvitit, shtohen sportelet në pikat e kalimit kufitar.
Fluks emigrantesh ne pikat e kalimit kufitar per festat e fundvitit. Ne te gjitha vend-kalimet shtohen sportelet, ndersa sinoptikanet thonë se Krishtlindjet do te kalojne pa debore dhe me mot me diell.
Nusreti në Botëror, FIFA nisë hetimet: Kush e lejoji të prekë kupën?
FIFA nis hetimet per te zbuluar se si u lejua pronari i rrjetit te njohur te restoranteve “Nusret” te preke Kupen e Botes, nje atribut ky qe e kane vetëm futbollistet e ekipit fitues dhe krerët e shteteve pjesëmarrëse