#lajme,#edicioniinformativ ora 15:30 data 23 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 23 Janar 2023

Mblidhet këshilli i sigurisë. Begaj: Shtete jomiqësore tentuan të frenojnë integrimin

Nga mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare, Presidenti Begaj deklaroi se shtete jomiqesore u perpoqen te frenojne integrimin, ndersa ritheksoi se Shqiperia mbetet ne krah te Kosoves per ruajtjen e integritetit territorial.

Qeveria çon në SPAK materialin audio për 21 Janarin. Berisha: Manipulim i Ardi Veliut

Qeveria dorezon ne SPAK nje kallezim per 21 janarin, pas publikimit te nje materiali audio, duke kerkuar hetimin e zyrtareve te larte te asaj kohe. Berisha thote se materiali eshte manipulim i Ardi Veliut. Prokuroria nis verifikimin.

15 banesa e 1400 ha tokë nën ujë në veri. Emergjencat: Rrezik për përmbytje në jug

15 banesa dhe 1400 hektare toke vijojne te mbeten nen uje ne Shkoder. Por Emergjencat Civile paralajmerojne se reshjet e dendura te shiut mund te shkaktojne permbytje masive dhe ne jug te vendit, kryesisht ne Vlore e Gjirokaster.

Ekstazi nga Holanda për lokalet e natës në Tiranë. Ish -blloku, qendra e konsumit

“Ekstazi” po perdoret gjeresisht ne edhe Shqiperi, kryesisht ne Tirane. Te dhenat tregojne se ajo po shperndahet ne lokalet e nates, ne disa zona te kryeqytetit, si Tirana e Re,

ish -Blloku, Unaza e Re apo ish -Stacioni i Trenit.

Kodi rrugor/ 50% ulje për gjobat që paguhen brenda 15 ditësh, 130 km/orë në autostradë

Kush i paguan gjobat e makinave brenda 15 diteve do te perfitoje 50% ulje, ndersa shpejtesia e lejuar ne autostrade do te jete 130 kilometer ne ore. Ndryshimet ne Kodin Rrugor gjejne dakordesine e mazhorances dhe opozites.

Gazeta “Le Monde”: Alpet shqiptare, një parajsë e vogël. Tërheqin vizitorë nga të katër anët e botës