#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 23 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 23 Janar 2023
Mblidhet Këshilli i Sigurimit. Begaj: Shtete jomiqëdore tentuan të frenojnë integrimin.
Presidenti Bajram Begaj thotë se shtete jomiqesore janë perpjekur te frenojne integrimin e vendit. Nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit ai theksoi gjithashtu se Shqiperia mbetet ne krah te Kosoves per ruajtjen e integritetit territorial.
Qeveria çon në SPAK materialin audio për 21 Janarin. Berisha: Manipulim i Ardi Veliut.
Qeveria dorezon ne SPAK nje kallezim per 21 janarin, pas publikimit te nje materiali audio, duke kerkuar hetimin e zyrtareve te larte te asaj kohe. Berisha thote se materiali eshte manipulim i Ardi Veliut. Prokuroria nis verifikimin.
Kushtetuesja rrëzon PD për mandatin e Xhaçkës. Gjykata vendos pushimin e çështjes
Gjykata Kushtetuese rrëzon me shumicë votash kërkesën e opozitws për ndërperjen e mandatit të deputeti të ministres Olta Xhaçka. Kushtetuesja vendos te pushoje gjykimin, duke argumentuar se më parë këtë çështje duhet të shprehet Kuvendi.
Ekstazi nga Holanda për lokalet e natës në Tiranë. Ish-blloku, qendra e konsumit.
“Ekstazi” po perdoret gjeresisht ne edhe Shqiperi, kryesisht ne Tirane. Te dhenat tregojne se ajo po shperndahet ne lokalet e nates, ne disa zona te kryeqytetit, si Tirana e Re,
ish -Blloku, Unaza e Re apo ish -Stacioni i Trenit.
Kodi Rrugor/ 50% ulje për gjobat që paguhen brenda 15 ditësh, 130 km/orë në autostradë.
Kush i paguan gjobat e makinave brenda 15 diteve do te perfitoje 50% ulje, ndersa shpejtesia e lejuar ne autostrade do te jete 130 kilometer ne ore. Ndryshimet ne Kodin Rrugor gjejne dakordesine e mazhorances dhe opozites.
Gazeta ‘’Le Monde’’: Alpet Shqiptare një parajsë e vogël. Tërheqin vizitorë nga të katër anët e botës.
Pas rrjetit televiziv BBC, edhe gazeta “Le Monde” shkruan per bukurite natyrore te Shqiperise. Prestigjozja franceze promovon “Alpet”, duke i quajtur nje parajse e vogel qe terheqin vizitore nga te kater anet e botes.
/tvklan.al