Lajme, #edicioniinformativ ora 23:05 data 26 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 26 Gusht 2024

Konferenca e Ambasadorëve, Rama: Objektivi ynë, në BE në 2030. Në 2027 do të presim Samitin e NATO-s

Në Konferencën e Ambasadoreve që nisi sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se objektiv mbetet anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, ndërsa njoftoi se Shqipëria do të presë samitin e NATO-s në 2027-ën.

Turizmi, Instat: 6.3 milionë të huaj deri në korrik. 23 përqind më shumë se në 2023

1.8 milionë shtetas të huaj vizituan vendin tonë gjatë muajit korrik. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, në 7 muaj kjo shifër arriti në 6.3 milionë, ose 23% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Zonat e thella, kërkesë për infermiere e mami. Hapen aplikimet, prite të punësohen 1 mijë përsona

Zonat e thella të vendit, në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Elbasan janë ato që po vuajnë më shumë mungesën e punonjësve shëndetësorë. Për këtë Ministria e Shëndetësisë ka hapur aplikimet për rreth 1 mijë infermierë, fizioterapistë e mami.

Donte të eliminonte vrasësin me pagesë Nuredin Dumani, Arben Lamçe hesht në gjykatë

Do te qëndrojë në burg Arben Lamçja i ekstraduar pak ditë më parë nga Kosova. SPAK ka dyshime se ai ka siguruar kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit si pjesë e grupit që drejtohej nga vëllezërit Çopja. Para gjykatës Lamçja zgjodhi të heshtë.

Sulmi terrorist në Gjermani, Scholz paralajmëron valë debimesh për emigrantët

Kancelari gjerman Olaf Sholc paralajmëroi se vendi i tij do të ashpërsojë qasjen ndaj emigrantëve të jashtëligjshëm pas sulmit terrorist të së premtes në Solingen. Sholc paralajmëroi një valë dëbimesh për elementë të rrezikshëm.