Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, data 3 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 3 Shkurt 2025

Shkollat në Tiranë, deri në 16:00, prej Shtatorit. Nxënësit do të kenë të siguruar edhe drekën.
Prej shtatorit te ketij viti, te gjitha shkollat publike ne Tirane do te ofrojne dreken dhe do te jene te hapura deri ne oren 16. Kryeministri Rama thote se kjo eshte nje tjeter ndihme per familjet qe nuk kane mundesi ekonomike.

Nis Lufta Tregtare: Trump vendos 25% tarifa për Kanadën, Meksikën dhe Kinën; radhën e kanë BE dhe Anglia.
Donald Trump nis luften tregtare me Kanadane dhe Kinen, duke rritur me 25% taksat per produktet e tyre. Ai pezulloi një urdhër të ngjashëm për mallrat meksikane, ndërsa thote se radhen e kane Bashkimin Europian dhe Anglia.

Shërbimet, sektori me besimin më të lartë në ekonomi. BSH: Në fushat e tjera pati ulje në Janar.
Shërbimet mbeten sektori me besimin me te larte ne ekonomi. Ne raportin e saj te fundit, Banka e Shqipërisë verën se besimi ne ekonomi pësoi serish rënie te lehte ne muajin janar, ndonëse mbetet 6 pike mbi mesataren.

Ndotja e ajrit, faktor për 1/3 e vdekjeve. OBSH: Ndikon te tumoret dhe sëmundjet e zemrës.
Organizata Boterore e Shendetesise ngre alarmin se ndotja e ajrit eshte faktor per 1 te treten e vdekjeve. Ekspertet ne Shqiperi thone se ajri i ndotur ka ndikuar ne shtimin e tumoreve, te goditjeve ne tru dhe sëmundjeve te zemrës.

SPAK kërkon 35 vjet burg për Jemin Sherën. Organizoi vrasjen e Behar Sofisë në Shkurt 2021.
SPAK kerkon denimin me 35 vjet burg ne mungese per Jemin Sherën, te akuzuar per vrasjen e biznesmenit Behar Sofia ne vitin 2021 ne Tirane. Sipas SPAK ai ishte personi qe koordinoi levizjet e 5 personave te tjere qe realizuan vrasjen.

Grenell, kritika të ashpra Kurtit: Ka qenë gjithmonë kundër SHBA, os u mashtroni prej tij

Beyoncé dhe Kendrick Lamar triumfojnë në ceremoninë e çmimeve “Grammy”.