Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, data 5 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo


Headlines 5 Shkurt 2025

Pensionet, Rama: Reforma do të realizohet pa prishur themelet dhe do të ofrohen bonuse periodike. Opozita, me premtime imagjinare.
Qeveria po harton reformën e re te sistemit te pensioneve. Kryeministri Rama thote se ajo po merr forme pa prishur themelet dhe premton bonuse periodike. Premtimet e opozitës për pensionistët i quan imagjinare.

Berisha: Pensionet minimale do të arrijnë në 200 euro. Do të ketë një skemë të re në 100 ditët e para të qeverisjes.
Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se me ardhjen në pushtet të së djathtës pensionet minimale do te arrijnë ne 200 euro dhe se skema e re me rritjen e tyre do te vihet ne zbatim ne 100 ditët e para te qeverisjes.

BE “ligjëron” kampin e Gjadrit: Qendra për emigrantët jashtë Unionit do të përdoret për riatdhesimet.
Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e hapjes se qendrave te grumbullimit te azilkërkuesve jashte territorit te Bashkimit Europian, te ngjashme me modelin e Gjadrit, ku emigrantet do te presin procedurat e shqyrtimit te kerkesave.

Arratisja e të dënuarit nga burgu i Shënkollit: Pranga për tre punonjësit. Kamerat nuk punonin.
Arrestohen tre punonjës të burgut të Shënkollit në Lezhë. Ata akuzohen për shperdorim detyre, pasi ne momentin e arratisjes se te denuarit Daut Laze kane qene ne sherbim dhe nuk kane permbushur detyrat e përcaktuara.

Shqipëria, mes pesë vendeve me uljen më të madhe të lindjeve: Rënie me 21% të fëmijëve të moshës 0-5 vjeç.
Një raport i fundit i Bashkimit Europian e rendit Shqipërinë mes 5 vendeve me rënien më të madhe të lindjeve. Per fëmijët e moshës zero deri 5 vjeç renia eshte me 21%. Ekspertet sugjerojne politika per te nxitur lindshmërinë.

Zgjedhjet në Kosovë: Mbërrijnë votat e diasporës. Shtypen mbi 1.7 milion fletë votimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë administron votat e para nga emigrantët. Bëhet fjalë për 36 500 zarfe me fletëvotimi të ardhura kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra. Per zgjedhjet e se dieles shtypen 1.7 milione flete votimi.

Gaza, nën administrimin e SHBA: Trump thotë se palestinezët do të shpërngulen në një vend të sigurt.
Presidenti Trump propozon venien e Gazes ne administrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe që palestinezët te shpërngulen në vende të tjera. Por ideja e tij refuzohet kategorikisht nga Hamasi, disa vende arabe dhe Turqia.