#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:20 data 8 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Cico
Headlines 8 Janar 2023
Nën hetim origjina e parave të Alda Klosit. Ish-zyrtares iu grabitën 120 mijë Euro nga pastruesja.
Prokuroria nis verifikimet për origjinën e 120 mijë eurove të grabitura nga pastruesja në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt. Policia gjen edhe mbi 400 mijë euro të tjera dhe sende floriri në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit.
Kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinaj në Surrel. Sekuestrohen dokumente, në shtëpi nuk kishte njeri.
Dalin detaje të reja nga kontrolli i një dite më parë i policisë me urdhër të SPAK në banesën e Ervis Martinajt në zonën e Surrelit në periferi të Tiranës. Mësohet se në banesë nuk ka pasur banorë dhe se janë sekuestruar vetëm dokumente.
Rama mbledh në Tiranë krerët e partive shqiptare të RMV. Në fokus ndryshimet kushtetuese në Parlament.
Kryeministri Rama mbledh të martën në Tiranë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Në fokus është çështja e ndryshimeve kushtetuese pas marrëveshjes me Bullgarinë që i hapi rrugën çeljes së negociatave me BE.
Peleshi: Prioritet, rritja e sigurisë kibernetike. Marrim dronë ‘’Bayraktar’’, helikopterë e raketa ‘’Javelin’’.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se prioritet është rritja e sigurisë kibernetike. Në analizën vjetore ai tha se përveç dronëve turq Bajraktar, ushtria do pajiset me helikopterë amerikanë dhe sistemin antitank “Xhavelin”.
Serbët protestojnë pas plagosjes së 2 të rinjve. KFOR refuzon Vuçiç:n Ushtria serbe, jo në Kosovë.
Serbët protestojnë pas plagosjes së 2 të rinjve në Shtërpcë duke kërkuar më shumë mbrojtje nga KFOR dhe policia. NATO i kthen përgjigje kërkesës së presidentit Vuçiç duke refuzuar futjen e ushtrisë serbe në Kosovë.
Kaos në Brazil, mbështetësit e Bolsonaro pushtojnë kongresin: Të ikë Lula.
Kryeqyteti i Brazilit futet në kaos pasi mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro pushtuan Kongresin, Gjykatën e Lartë dhe rrethuan pallatin presidencial. Ata kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Lula da Silva që mori detyrën vetëm 1 javë më parë../tvklan.al