Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 9 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 9 Shtator 2024
Mblidhet kryesia e PS, Rama: Synojmë që të jemi partia e 1 milion shqiptarëve
Partia Socialiste mbledh kryesine e saj të re pas votimit në Asamblenë Kombëtare të zhvilluar të dielën. Kryesocialisti Rama tha më herët se synimi është që kjo forcë të mbështetet nga 1 milion shqiptare në vitin 2030.

SPAK përfundon hetimet për dosjen “Partizani”.Thërret të mërkuren Berishen e Malltezin
SPAK përfundon hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe pritet të thërrasë të mërkurën ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Kombetarja, nesër në “Air Albania” kundër Gjeorgjisë. Sylvinho: Me 100 km/h për të fituar
Kombëtarja luan nesër sfidën e dytë në Ligën e Kombeve përballë Gjeorgjisë në “Air Albania”, e cila që do të transmetohet nga Televizioni Klan. Trajneri Silvinjo thote grupi eshte shume i ekuilibruar, por ekipi duhet te luaje me 100 ne ore per te fituar.

Nis viti i ri shkollor. 350 mijë nxënës në arsimin parauniversitar, 28 mijë për herë të parë
Nisi sot viti i ri shkollor, me 350 mije nxënës të regjistruar në arsimin parauniversitar. 28 mijë fëmijë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa 10 mijë do të mësojnë në 25 shkolla tërësisht të reja. Kryeministri Rama kërkon rritje të cilësisë dhe sigurisë.

Nisin aplikimet për postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë. Procesi zgjat 7 ditë
Nisën sot aplikimet për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut. Procesi do të zgjasë 7 ditë, ndërsa kreu i ri i policisë do të zgjidhet nga një komision i posaçëm, sipas ligjit të ri.

Raporti i Dragit: Europës i duhet një plan i dytë Marshall. 800 mld euro për të frenuar rënien
“Europës i nevojitet një fond prej 800 miliardë eurosh në mënyrë që të ekzistojë”. Ish-kryeministri italian Mario Dragi, që hartoi një raport mbi reformat radikale për Brukselin, thotë se Bashkimit Europian i duhet një plan Marshall i dytë.

/tvklan.al