Mes mijëra besimtarëve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” iu dha lamtumira kryepeshkopit Anastas Janullatos. Pjesëmarrës ishin përfaqësuesit më të lartë të klerit ortodoks të mbarë botës, një përfaqesi nga Vatikani, si dhe përfaqësues të besimeve të tjera fetare në Shqipëri.

Të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të shtetit dhe qeverisë shqiptare, si dhe përfaqësues të opozitës. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, u përulën përpara arkmortit të kryepeshkopit.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit.

Mesha e lamtumirës u drejtuar nga i pari i ortodoksëve në botë, Patriarku ikumenik Bartolomeo së bashkëu me Mitropolitin e Korçës, Imzot Joan Pelushi, i cili u zgjodh nga Sinodi i Shenjtë si mbikqyrës i fronit kryepiskopal.

Në ceremoninë e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas përfaqësuesit e klerit vlerësuan figurën e tij.

“Vepra e kryepeskopit Anastas në rindërtimin e Kishës Ortodokse në Shqipëri është madhështore dhe unike. Nën kujdesin dhe përpjekjet e tij u ndërtua dhe u restaurua e gjithë infrastruktura kishtare. U hapën kopshte, shkolla, dhe institute profesionale si dhe u mbështet arsimi publik”, tha Imzot Joan Pelushi.  

Kryeministri grek, në fjalën e tij e cilësojë si një urë komunikimi mes dy popujve.

“Ai hodhi themelet e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Nuk është rastësi pra që e vajtojmë, si grekët ashtu edhe shqiptarët, por dhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fees apo kombësisë. Kryepeshkopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve”, tha Mitsotakis.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në ceremoninë e lamtumirës për kryepeshkopin Anastas vlerësojë punën e tij në krye të Kishës Ortodokse.

“Me kërkesën e tij do të varroset pikërisht në këtë katedrale të “Ngjalljes së Krishtit”, siç ai e quajti katedralen dhe siç ngjallje e kishte dhe vetë kuptimin e emrit të tij. Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift nga Greqia dhe pas 33 vjetësh ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë”, tha Rama.

Krypeshkopi Anasat Janullatos erdhi në Shqipëri në vitin 1991 dhe në vitin 1992 u emërua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilët e drejtojë për 33 vite, deri më 25 Janar 2025 që u nda nga jeta.

Turpi i kryepeshkopi do të prehet në ambientet e katedrales “Ngjallja e Krishtit”, në kriptën e nëndheshme amanet i lënë prej tij.

Klan News