Roland Liti dhe Alan Babameto mund të kenë depozituar në Mal të Zi paratë e grabitura në bankën e nivelit të dytë, në zonën e ish – Bllokut.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy autorët kryesor të dyshuar të grabitjes gjatë udhëtimit katër ditor në vendin fqinj dyshohet të kenë kryer veprime bankare me qëllim fshehjen e parave.
Nga bisedat telefonike të përgjuara është përftuar informacion se Babameto dhe Liti kanë dashur gjithashtu që të blejnë një automjet tip Range Rover, që ende nuk dihet se përse nuk u mor nga ana e tyre.
Pritet që drejt Malit të Zi të dërgohet gjatë javës së ardhshme një letër – porosi, ku do të kërkohet informacion për lëvizjet e 37 dhe 23 – vjeçarit, nga data 7 Gusht – 11 Gusht, si dhe për dyshimet për transaksione bankare.
Duke u nisur nga hyrje – daljet e shpeshta në Mal të Zi, kryesisht nga Pika Kufitare e Hanit të Hotit gjatë dy viteve të fundit, hetuesit dyshojnë se Liti mund të jetë i përfshirë në grabitje në Budva dhe Podgoricë për këtë arsye kartela daktiloskopike me gjurmët e gishave, pritet t’i bashkangjitet letër – porosisë.
Tv Klan