Lajme Arkiva – TV Klan 2003

“Të lirohet Gafurr Adili dhe veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, zoti President”.

Kështu i janë drejtuar Komiteti i Përgjithshëm i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe AKSH, presidentit Alfred Moisiu, kryeministrit Fatos Nano, dhe kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi, me një letër të hapur publikuar në faqen e internetit të kësaj njësie.

Në letrën e publikuar në Shqipëria e Bashkuar.com, kërkohet nga shteti shqiptar respektimi i qëndrimit pluralist dhe idealit të këtij fronti, që është ribashkimi i kombit.

“Ne njohim pozitën e vështirë të politikës zyrtare shqiptare dhe për këtë ju kuptojmë ku ju nuk përkrahni lëvizjen tonë, por ju nuk duhet të burgosni, keqtrajtoni dhe dëboni nga Shqipëria veprimtarët e idealit. Ne e dimë, ju jeni të dëgjueshmit e botës dhe faktori ndërkombëtar, por kjo nuk duhet të arrijë deri atje, sa ju të lini bashkëkombësit tuaj pa atdhe”, shprehet Komiteti i Frontit të Bashkuar Kombëtar.

Në këtë letër kërkohet lirimi i Gafurr Adilit, duke u shprehur se atij nuk i janë mbyllur ende plagët e gjenocidit. Letra shoqërohet dhe në me një qëndrim të njësisë elitë të AKSH, i njohur si Anakonda. Fronti i Bashkuar Kombëtar dhe AKSH, janë struktura të cilat nuk janë njohur nga ndonjë forcë politike në Ballkan.

Ndërkohë Gafurr Adili tashmë është izoluar në qeli, pas masës së arrestit marrë nga Gjykata e Faktit Tiranë, si i akuzuar për veprën penale, falsifikim dokumenti dhe nxitje e urrejtjes dhe konflikteve etnike./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj