Kualifikimi në finalen e Kupës së Gjermanisë për herë të pestë, ishte një tjetër rekord historik për Bayer Leverkusen. Skuadra gjermane zgjati ecurinë e rezultateve pozitive në 40, duke njohur 35 fitore dhe 5 barazime në këtë periudhë në të gjithë kompeticionet. Shifra absolute nga ekipi i Shavi Alonso që rreshtohet krah emrave të rëndësishëm të futbollit europian.
Pas fitores 4-0 ndaj Dyseldorf, Leverkusen la pas skuadra si Inter, PSV dhe Barcelona, që në shekullin e 21 kishin arritur të ndalen në 39 rezultate pozitive radhazi. Në këtë renditje speciale, Leverkusen është skuadra e pestë që arrin rezultate të tilla, për tu barazuar me Interin e sezonit 2004-2005 dhe Realin e edicionit 2016-2017.
Juventusi i sezonit 2011-2012 mban këtë rekord, me 43 ndeshje pa njohur humbje radhazi, shifra që Leverkusen ka mundësi për t’i tejkaluar, pasi garon në tre kompeticione këtë sezon. Përveç Bundesligës, ku është shumë pranë titullit të parë kampion në histori dhe Kupës së Gjermanisë, tashmë në finalen e madhe, Leverkusen është kualifikuar edhe në raundin çerekfinal të Europa League.
Klan News