Altin Goxhaj: “Erion Veliaj ka ndërtuar biznese, të cilat faturojnë paratë e projekteve të MJAFT-it prej 6 vjetësh. Ka bërë biznes me kompani të ndryshme në Shqipëri, është autori i imazhit të ri të Partisë Socialiste 2006, logoja e re e kuqe e 2006 me dorën është bërë nga familja Veliaj. Vetë faqja e webside të Partisë Socialiste është nga Erion Veliaj. Pasi kemi bërë denoncimin në polici për zhdukjen e 300 mijë eurove, ne sot tregojmë edhe se çfarë ndodhi më pas, pasi u kreditua vëllai i Erion Velisë nga Erion Veliaj, çfarë ndodhi me pas? Më pas u krijua një biznes që quhet Grafikë Propaganda. Ky biznes kurrë nuk u regjistrua në gjykatë, u regjistrua si shoqatë. Si shoqata Fshati Urban, janë të gjithë anëtarët e MJAFT-it që kanë krijuar këtë shoqatë bashkë dhe kjo shoqatë në vend që të bëjë punët e shoqatave kjo bën thjesht biznes. Kemi të bëjmë me një evazion fiskal në vlerë qindra milion lekë xhiro financiare.”
Edmond Panariti: “Me shumë shqetësim kemi ndjekur ndotjen masive me naftë të bregdetit të Vlorës, kjo është një dramë ekologjike me pasoja të rënda jo vetëm për ekosistemin ujor, pyjor pranë pyllit të Sodës, por për gjithë turizmin, hotelerinë dhe biznese e zonës dhe për më shumë përbën një dëmtim të imazhit turistik të Vlorës si perla jonë e Adriatikut. Kjo situatë përkon ndërhyrje të menjëhershme dhe një plan të detajuar veprimi. Në propozojmë dërgimin sa më parë në zonën e ndotur të një ekipi specialistësh të pajisur me të gjitha mjetet për luftimin dhe kontrollin e ndotjes.”/tvklan.al