Reporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Nikola Kuntis, i deklaroi kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, angazhimin personal të tij dhe jo vetëm, për liberalizimin e shpejtë të vizave Shqipëri-Bashkimi Evropian.
“Angazhimi im personal por dhe i grupit tonë në Parlamentin Evropian është për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave me shqiptarët”- tha Kountis.
Njëkohësisht anëtar i Grupit Konfederal të Unionit të Majtë, e Majta e Gjelbër Veriore në Parlamentin Evropian.
Kryetarja e Kuvendit e cilësoi inkurajuese mbështetjen gjithnjë e më të fortë që vjen nga komisionerët evropianë dhe eurodeputetët lidhur me lëvizjen pa viza të shqiptarëve duke akuzuar kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se po tenton të pengojë këtë proces, zonja Topalli tha, se mazhoranca mbetet e angazhuar që vendimi për shqiptarët të merret sa më shpejt.
Duke iu referuar deklaratës së komisionerit për zgjerimin në Bashkimin Evropian, kryetarja e Kuvendit tha se bazuar në dy parimet e theksuara edhe në këtë deklarim transparencë dhe respektim i Kushtetutës, u miratua së fundmi në parlament Komisioni Hetimor për një transparencë të plotë të zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri.
Kryeparlamentarja ftoi sërish deputetët e opozitës të bëhen pjesë e veprimtarisë së plotë të parlamentit.
Reporteri i parlamentit evropian, Kuntis tha, se bojkoti ka provokuar problem dhe se shpreson që kjo situatë të zgjidhet.
Nuk ka demokraci pa ndarje të pushteteve, tha ai, duke theksuar se ndërhyrja e pushteteve tek njëri tjetri është kundër parimeve të funksionimit të demokracisë.
Reporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin, Nikolas Kuntis u prit në takim dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Lulzim Basha.
Në takim Kuntis shprehu bindjen e plotë se nuk ekziston asnjë pengesë për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi