Regjistrimi i fëmijëve në gjendjen civile brenda 65 ditëve nuk është me një kusht. Me ligjin e ri të gjitha nënat mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre kur të duan. Por nëse ata do të kryejnë këtë proces brenda 60 ditëve nga dita e lindjes përfitojnë 5 mijë lekë të reja shpërblim.
Armand Teliti: “Pas skadimit të afatit 60 ditor të gjitha lindjet do të regjistrohen në librat e gjendjes civile pa pengesa.”
Ndërkaq ligji parashikon që të gjitha maternitetet të dërgojnë çdo të hënë në zyrat e gjendjes civile numrin e lindjeve gjatë javës.
Armand Teliti: “Në këtë mënyrë shërbimi i gjendjes civile do të ketë një informacion të qartë se sa lindje kanë ndodhur. Do të kemi një inventar të qartë të atyre që nuk duan të regjistrohen dhe do të evitojmë në mënyrë të dukshme mungesën e regjistrimit të fëmijëve që shpeshherë mund të jetë bërë dhe shkak dhe për trafikimin e fëmijëve.”
Më anë të këtij ligji përfitojnë të gjitha ato nëna që nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre. Nëse i regjistrojnë brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami