Pak kilometra larg kryeqytetit ndodhet një tjetër liqen, ai i Farkës. Liqeni është artificial, me dy gjire, mbushet me ujra që rrejdhin nga vargmale të Tiranës ndër ta dhe mali i Dajtit. Punimet për hapjen e këtij liqeni zgjatën disa vite, funksionet e tijë dikur ishin disa. Ujrat shërbenin për ujitjen e tokave dhe vreshtave në disa fshatra të Tiranës dhe Durrësit, në kohë thatësire liqeni i Farkës ka një sistem kullimi të lidhur edhe me liqenin artificial të Tiranës dhe dikur furnizonte dhe rriste nivelin e ujit në këte liqen.
Gazetarja: Liqeni i Farkës, liqeni i dytë artificial në qytetin e Tiranës u ndërtua rreth viteve 70, egzistenca e këtij liqeni varet nga funksionimi i kanaleve shkarkuese gjithashtu dhe nga funksionimi i portave te liqenit. Këto porta dikur mirëmbaheshin nga ndërmarrjet e ujrave ndërësa deri në vitin 90 ruheshin dhe me roje te vecanta. Sot portat e digës së liqenit nuk i mirmëmban dhe ruan askush. Fatkeqsia që gjeti banorët e Tiranës së Re para dy muajve, ku ujrat e artificialit vërshuan duke përmbytur cdo shtëpi, sipas kryeplakut të Farkës mund të përsëritet dhe me këte liqen, madje edhe me më shumë dëme për shak të relievit në zbritje të zonës.
“Ka nje siperfaqe shumë të madhe që fillon që nga katodromi, Stërmas, Picall, Vishnje, ky i liqen i përmbys të gjitha sepse ka shumë ujë, është 5 fishi i Trianës, ky ka furniazuar edhe liqenin e vogël artificial të Tiranës, është ujëmbajtësi më i madh në Shqipëri”
Gazetarja: Kush e ruan portën e liqenit ?
“Aktualisht nuk ka asnje, nuk ka roje”, u shpreh kryeplaku i zonës.
Si kudo këtu ka dhe problem me prona, fshatarët e Farkës presin të kompesohen për toka që para 30 vjetësh i ka zënë liqeni. Janë rreth 20 familje ishpronarësh të cilët meqë nuk shohin ndonjë dobi shprehen se më mirë të mos ishte ky liqen, megjithate ka të tjerë që Farkën e shohin me prespektivën e sajë turistike. Liqeni, zona përreth dhe peshku që rritet këtu do të tërhiqte mjaft kryeqytetas nëse do të realizohej pak investim në rrugë dhe kanale ujëmbledhëse, por për momentin këtu nuk dihet se kush institucion është pronar apo përgjegjës për liqenin, ndërësa mosfunksionimi i kanalit dhe digës rrezikon moskullim dhe përmbytje./tvklan.al