Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kanë hyrë në kufirin shqiptarë 100 të burgosurit e parë të liruar nga forcat serbe. Ata janë të lodhur nga rruga, nga keqtrajtimi shpirtëror dhe fizik serb, por megjithatë janë të mbijetuar. Këtë të ri pasi e kanë detyruar të ndërpres shkollën e kanë burgosur që në fillim të bombardimeve të Natos mbi Jugosllavi.
Të 100 të liruarit trgojnë se ishin rreth dy mijë burra kosovarë të cilët mbaheshin në një burg afër Mitrovicës. Ata s’dinë gjë për fatin e të tjerëve, por tregojnë atë që kanë përjetuar nga tmerri serb. Përpara pesë javësh forcat serbe i kanë burgosur, më tej torturat dhe keqtrajtimet nuk kanë munguar mbi ta.
Tashmë të 100 i janë shtuar atij numri të madh kosovarësh të ardhur në Shqipëri dhe që jetojnë me shpresën se një ditë do të kthehen nëpër shtëpitë e tyre./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori