Ish-konkurrentja Klea Shkurti ka folur për herë të parë pas eliminimit nga spektakli “Love Story” në TV Klan, teksa ka rrëfyer gjithçka që nuk mundi të thoshte në natën e dytë të këtij show.
(Video e plotë e Daily Love Story )
Në një intervistë ekskluzive për programin “Daily Love Story”, 24-vjeçarja është shprehur se lotët nuk ishin për Saimirin, por për një “padrejtësi” që ajo mendonte se i ishte bërë nga produksioni.
Klea Shkurti, tashmë një ish-konkurrente e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u eliminua mes lotësh në natën e dytë të këtij ‘reality dating show’, teksa protagonisti Saimiri, vendosi të mos i jepte trëndafil.
Në momentin që ajo ishte në skenë preferoi të mos fliste dhe të mos bënte asnjë koment, teksa vetëm disa orë më vonë postoi në instagram një mesazh, ku shruante se i është bërë një padrejtësi.
Juli dhe Klea ishin dy konkurrentet që Saimiri vendosi të eliminonte në natën e dytë të spektaklit “Love Story” në TV Klan.
Juli vendosi të mos jepte asnjë koment në momentin kur nuk mori trëndafil nga 33-vjeçari, teksa ka rrëfyer ndjesitë e saj në këtë rrugëtim për programin ‘Daily Love Story’, me autore Ilda Lumanin.
Kejda, një nga vajzat në garë për të fituar zemrën e Saimirit, ka folur së fundmi për ngjarjet e ndodhura gjatë javës, mes 33-vjeçarit dhe konkurrenteve të tjera.
Jonida, një nga vajzat e kastit, ka folur së fundmi për sjelljen e tyre me Saimirin, teksa ka veçuar edhe dy emra.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo është shprehur se nuk e ka në tip “t’i lëpihet” një mashkulli, ashtu siç do të bënte Klea apo Arjana.